Pershendetje të dashur Aristotelsa!
Mirë se vini përsëri në shkollë pas pushimeve të dimrit!
💫Uroj që këto ditë pushimi t’i keni kaluar me shumë gëzim, çlodhje, gjumë të rehatshëm dhe festime të bukura me familjen.
☘️Ndërsa nisim së bashku semestrin e dytë, dëshiroj tju mbështes e motivoj të vazhdoni me entuziazëm dhe përkushtim në rrugëtimin tuaj drejt dijes.
☘️Ky është një moment i shkëlqyer për të përcaktuar qëllime të reja dhe për të punuar me përkushtim për t’i arritur ato.
Kujdes!
📍Mos harroni që çdo sfidë është një mundësi për të mësuar diçka të re, dhe ne mësuesit tuaj jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të këtij udhëtimi.
📍Ju ftoj të kujtoni gjithmonë:
Sjellja dhe qëndrimi juaj janë të rëndësishëm jo vetëm për suksesin tuaj, por edhe për atmosferën pozitive që krijojmë së bashku në shkollë.
Sjellja e mire pasqyron karakterin tuaj dhe është një pasuri që do t’ju ndihmojë në çdo hap të jetës.
☘️Respekti për mësuesit dhe për njëri-tjetrin është një nga vlerat më të rëndësishme që do t’ju ndihmojë jo vetëm në këtë periudhë të jetës, por edhe në të ardhmen.
☘️Kur tregoni mirësjellje, dëgjoni me vëmendje dhe ndiqni rregullat e klasës, ju jo vetëm që ndihmoni veten të mësoni më mirë, por gjithashtu i frymëzoni të tjerët rreth jush.
💫Ju uroj një atmosferë të mbushur me bashkëpunim, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjelltë.
💫Ju uroj shumë suksese, energji dhe frymëzim gjatë këtij semestri!
Le ta bëjmë këtë periudhë edhe më të suksesshme dhe të paharrueshme!
📍Takohemi ditën e hënë, 6 janar në orën 08.20 në shkollë.
Uroj mbarësi dhe
SUKSESE
⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Me respekt dhe besim te aftësitë tuaja
Drejtore
Entela Jorgji
Gjimnazi Aristoteli
📕✏️📚🖌️📕