
Të dashur maturantë dhe prindër,
Pas tre vitesh përpjekjeje të vazhdueshme, angazhimi dhe bashkëpunimi të ndërsjellë, jemi sot më pranë se kurrë për të kurorëzuar një udhëtim të rëndësishëm – përballjen me Maturën Shtetërore.
Faleminderit nga zemra prindërve që na kanë besuar edukimin e fëmijëve të tyre dhe kanë qenë krah nesh në çdo hap. Faleminderit të gjithë mësuesve për përkushtimin, durimin dhe punën e palodhur që kanë dhënë pa kursyer, duke ndërtuar jo vetëm dije, por edhe karakter.
Maturantë të dashur, keni punuar fort, keni sakrifikuar dhe jeni rritur bashkë me sfidat. Tani është momenti të tregoni çfarë jeni në gjendje të bëni. Ne besojmë tek ju, jemi krenarë për ju dhe do të jemi me ju në çdo hap.
Më 3 qershor nis sfida juaj me provimin e parë – Gjuhën Angleze. Ju jeni gati. Tani është koha të shkëlqeni!
Suksese të mëdha! Mos harroni – ju nuk jeni vetëm në këtë rrugëtim. Ne jemi me ju!
Fillo me besim! – Përfundo me krenari !
Suksese!!!!
Drejtoria / Stafi pedagogjik