
➡️ Në kuadër të provimeve të Maturës Shtetërore 2025,në datat 3-4-5 shkurt,duhet të kryhet plotësimi i formularit A1 për maturantët.
Hapat e procedurës:
🔻 Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
🔻 Zgjidhni shërbimin “Matura Shtetërore”;
🔻 Klikoni butonin “Përdor”;
🔻 Zgjidhni llojin e formularit të aplikimit (maturantët A1) dhe plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
🔻 Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
🔻 Pasi përfundon me sukses aplikimin në portalin www.e-albania.al, maturanti/kandidati paraqitet pranë shkollës për të përfunduar dhe konfirmuar aplikimin.
➡️ Për çdo paqartësi mund të kontaktoni me mësuesen përgjegjëse për Maturën Shtetërore.
🙌 Suksese! 🙌