
Në kuadër të zhvillimit të procesit të kualifikimit për përfitimin e kategorisë së parë “Mësues Mjeshtër”, mësuese Rovena Tahirllari zhvilloi sot një orë të hapur të projektit lëndor në Biologji me temën ““Krijimi i një Atlasi Digjital të Aparateve dhe Sistemeve të Trupit të Njeriut”, një projekt i ideuar dhe realizuar nga mësuesja bashkë me nxënësit e klasës 12-A , u shndërrua në një orë mjaft interaktive, të mendimit kritik.
https://gjimnaziaristoteli.com/atlasi-anatomise/
Ora nisi me fjalën e ndjerë të mësueses, e cila falënderoi me zemër çdokënd të cilët ndihmuan në rrugëtimin drejt këtij produkti. Ajo shpjegoi gjithashtu kompetencat mbi të cilat do të vlerësohej projekti, duke e kthyer këtë moment në një pasqyrë të qartë të vlerave që promovon arsimi bashkëkohor.
Më pas nxënësit prezantuan punën e tyre sipas grupeve duke referuar një apparat ose sistem të trupit të njeriut duke ndaluar në strukturën, funksionet dhe ndërlidhjet me aparatet e sistemet e tjera të organizmit.
Grupet përmbanin emrin e mjekëve tanë të njohur si :
Grupi i parë : Dr Ilir Kajo referoi mbi karakteristikat e aparatit tretës.
Grupi i dytë : Dr Mustafa Xhani referoi mbi karakterisitkat e sistemit të ekskretimit.
Grupi i tretë : Dr Sabit Brokaj referoi mbi karakteristikat e sistemit të qarkullimit.
Grupi i katërt : Dr. Hektor Çoçoli referoi mbi karakteristikat e sistemit të frymëkëmbimit.
Grupi i pestë : Dr Hysen Kazazi referoi mbi karakteristikat e sistemit lokomotor(muskuj-skelet)
Grupi i gjashtë : Dr Mentor Petrela referoi mbi karakteristikat e sistemit nervor.
Grupi i fundit Aristoteli e plotësoi projektin me fakte intersante nga çdo aparat apo sistem.
Çdo pjesëmarrës përshkroi përvojën e tij në projekt, një moment emocional






















