Studimet sot tregojnë se rreth 70% e të rinjve në botë, shumicën e kohës e kalojnë ulur para televizorit, me telefon në dorë, ose lojëra në kompjuter. Prandaj, është shumë i rëndësishëm informimi,stimulimi, dhe ndërgjegjësimi i nxënësve për t’u marrë me sport dhe lëvizje në ajër të pastër.

Mos harroni: Sporti zhvillon dhe përmirëson fizikun dhe mendjen. Sporti zhvillon personalitetin, vetëbesimin, por dhe ju mëson disiplinën, punën në grup, dhe të shkarkoni energjinë negative e të mbushni veten me energji pozitive.
Organizimi i ditëve të tilla sportive do të jenë të vazhdueshme te Aristoteli.

Foto & Video Galeri