Udhëtim Edukativ në Histori dhe Kulturë , Eksplorimi i Trashëgimisë Kulturore. Një udhëtim unik në kulturë dhe histori, ku nxënësit mësojnë përmes eksperiencave të drejtpërdrejta në vende historike dhe muze.
Vendet historike dhe muzetë luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave dhe përvetësimin e dijes. Nxënësit fitojnë kulturë, qëndrime dhe vlera, duke përvetësuar informacione të thelluara mbi tema të ndryshme.
Nxënësit e shkollës “Aristoteli” vizituan kalanë e Janinës, muzeun e Ali Pashë Tepelenës në ishull dhe manastiret e Meteorës në Kalabaka. Kjo ishte një përvojë e jashtëzakonshme, që pasuroi njohuritë e tyre dhe i frymëzoi për të vlerësuar historinë dhe kulturën.