Në kuadër të Muajit të Letërsisë një grup nxënësish të “Gjimnazit Aristoteli” vizituan qëndrën më të re, “Sotir Kolea”, degë e Bibliotekës Kombëtare.
Çdo adhurues i librit nuk mund të mos shohë këtë muze, që përmban librat dhe dorëshkrimet më të vjetra. Librat dhe dorëshkrimet e lashta ngjallin gjithmonë nderim të madh nga ana e atyre që e duan leximin
Gjatë kësaj vizite nxënësit u njohën jo vetëm me organizimin dhe ndarjen e literaturave sipas fushës dhe tematikës por preken nga afër dhe u informuan për një fond të madh librash nga më të vjetrit që datonin që nga shkrimet më të hershme, që kanë qenë gur themeli për cdo komb e deri te botimet e viteve të fundit.
Është për tu vlerësuar puna e mrekullueshme e organizatorëve me librat, duke i organizuar jo vetëm ne salla të ndryshme por duke i ndarë respektivisht sipas gjuhëve përkatëse si: gjermanisht, anglisht, frengjisht, italisht, osmanisht, latinisht, greqisht. Disa nga sallat mbanin emrat e disa personaliteteve si “Lumo Skendo” dhe “Herbert” . Kjo bibliotekë është një dëshmi e gjallë e trashëgimisë kulturore, që ngjall kuriozitet për cdo lexues duke na ushqyer krenari kombëtare dhe kënaqësi letrare.