Anatomia:Është e përbërë nga 22 kocka të ndara në dy zona: neurokraniumi ( i cila mbron trurin ) dhe viserokraniumi ( I cili formon fytyrën )
Vëndndodhja:Ndodhet në krye të shtyllës kurrizore.
Funksioni: Ofron dy funksione, të cilat janë 1. funksioni mbështetës ( i ofron trurit një strukturë tek e cila mund të mbështetet ) dhe 2. funksioni mbrojtës ( e mbron trurin nga goditjet apo tronditjet e jashtme ).
Struktura:Përbëhet nga këto kocka: frontale ( balli ), perietale ( midis kockës frontale dhe oksipitale ), oksipitale ( ndodhet aty ku kafka lidhet me shtyllën kurrizore ), temporal ( ndodhet mbi secilin vesh ), zigomatik ( mollëzat ), nazal ( hunda ), maksila dhe mandible ( përkatësisht: nofulla e siperme dhe nofulla e poshtme ).
Anatomia:Jane një sistem prej 12 çifte brinjësh të cilat lidhen me 12 vertebra të shtyllës kurrizore dhe me kartilagjet të cilat e lidhin me sternumin ( dërrasën e kraharorit ).
Vëndndodhja:Nisin ne zonën e gjoksit, vashdojnë gjatë zonës poshtë shpatullave deri tek shtylla kurrizore ku secili çift brinjësh bashkohet me rruazën kurrizore përkatëse.
Funksioni: Kanë dhe këto si kafka dy funksione, mbështetës dhe mbrojtës. Pra u ofrojne mushkerive një strukturë mbështetëse dhe në të njëjtën kohë i mbrojnë ato nga goditjet e padëshiruara.
Struktura:Në ndërtimin e kafazit të kraharorit bëjnë pjasë: 12 çifte brinjësh të cilat ndahen ne 10 çifte të ngjitura dhe 2 çifte jo të ngjitura, 12 rruazat kurrizore të cilat u përkasin secilit çift brinjësh, kartilagjet që lidhin 10 çiftet e para me sternumin dhe në fund sternumi ( ose dërrasa e kraharorit ).
Anatomia:Është një strukturë e përbërë nga 3 kocka dhe gjithashtu lidhet me kafazin e kraharorit ose brinjët
Vëndndodhja:Ndodhet në qënder të kraharorit.
Funksioni: Shërben si urë lidhëse për brinjët. Gjithashtu mbron organet e brënçme nga dëmtimet.
Struktura:Përbëhet nga 3 pjesë: marubiumi, trupi dhe proçesi xiphoid.
Anatomia:Janë kocka në formën e trekëndëshave të përmbysur.
Vëndndodhja:Ndodhen në pjesët e sipërme të kurrizit.
Funksioni: Kanë si funksion të lidhin humerusin me klavikulën.
Struktura:Janë të përbëra nga 2 ( 1 kockë për secilën anë ).
Anatomia:Është një kockë trekëndore, petashuqe e ndodhet ne pjesën e jashtme të palosjes së gjurit.
Vëndndodhja:Ndodhet ndermjet femurit dhe tibiës me drejtim për përpara.
Funksioni: Me ndihmën e tendinave dhe ligamenteve ekuilibron lëvizjen e gjurit dhe shmang tej palosjen e gjurit ne secilin drejtim.
Struktura:Përbëhet nga një kockë.
Anatomia:Është kocka më e madhe e këmbës së poshtme. Është e drejtuar nga qëndra.
Vëndndodhja:Ndodhet paralel me fibulën dhe zgjatet nga gjuri deri tek kyçi I këmbës.
Funksioni: Ka si funksion mbajtjen e gati 80% të peshës trupore, ekuilibrimin e lëvizjeve dhe lidhjen e muskujve ( siç mund të jenë kaviljet, kuadriceps dhe "thëmbra e Akilit" ).
Struktura:Përbëhet nga këto pjesë: fundi proksimal, trupi dhe fundi distal.
Anatomia:Është kocka më e hollë e këmbës së poshtme, është kryesisht kockë shoqëruese dhe nuk mban shumë peshe.
Vëndndodhja:Ndodhet në këmbën e poshtme dhe ka drejtim për nga jashtë.
Funksioni: Ka funksion te ndihmmoje këmbën për të kryer rrotullim qoftë nga jashtë edhe nga brënda.
Struktura:Siç është strutura e tibiës edhe kjo përbëhet nga: fundi proksimal, trupi dhe fundi distal.
Anatomia:Është një sistem kockash i përbërë nga 33 myje dhe 26 kocka të cilat bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të mundësuar të ecurën.
Vëndndodhja:Ndodhet në fund të këmbës së poshtme.
Funksioni: Ka funksion ekuilibrimin e të gjithë trupit.
Struktura:Është e ndarë në tri zona kryesore që janë: këmba e pasme ( thëmbra ), këmba e mesme ( shputa ) dhe këmba e parme ( gishtat ).
Anatomia:Është kocka kryesore e këmbës I cili gjithashtu ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut.
Vëndndodhja:Ndodhet në hapësirën mes legenit dhe gjurit.
Funksioni: Ka funksion kryesor të mbaj peshën dhe ekuilibrin e trupit.
Struktura:Formohet nga: koka ( që e lidh femurin me zgavrën e legenit ), qafa, trupi dhe sipërfaqja patelare ( tek e cila lidhet me tibiën dhe ulnën )
Anatomia:Është nje kockë me formë të parregullt dypalëshe e cila njihet ndryshe dhe si kocka innominale ose kocka kogzale. Është e vetmja kockë që ndryshon në varësi të gjinisë.
Vëndndodhja:Duke qënë se është kockë dypalëshe ndodhet një pjesë e legenit në secilën anë të sakrumit.
Funksioni: Ka përdetyrë ruajtjen e ekuilibrit të trupit dhe mbështetjen e organeve të barkut.
Struktura:Përbëhet nga tre kocka të bashkuara të cilat janë: iliumi, iskiumi dhe pubisi, këto të treja bashkohen nëpërmjet kartilagjit triradiat.
Anatomia:Është e përbërë nga 31 segmente: 8 të qafës, 12 të kraharorit, 5 të mesit,5 sakrale dhe 1 kërrbishte.
Vëndndodhja:Ndodhet në kurriz dhe zgjatet nga kafka deri në kockën e legenit.
Funksioni: I ofron palcës një mbështetje gjithashtu ndihmon në mbajtjen e trupit drejtë.
Struktura:Është e ndërtuar nga disqe vertebrale dhe ndërvertebrale të cilat janë kartilagje. Këto të fundit përbejnë gati 25% të gjatësisë së shtyllës kurrizore.
Anatomia:Është një sistem i përbëre nga 27 kocka, 27 nyje, 34 muskuj dhe +100 tendina.
Vëndndodhja:Ndodhet në fund të parakrahut.
Funksioni: Ka funksion të kap dhe të zhvendos sende me dy mënyra të të kapurit: kapje të fuqishme dhe kapje të saktë.
Struktura:Formohet nga këto kocka: në kyçin e dorës: hamatei, pisiformi, triketrumi, lunatei, skafoidi, kapitatei, trapezoidi, trapeziumi në pëllëmbë: kockat metakarpale për secilin gisht dhe kocka sesamoide vetëm për gishtin e madh në gishta: falangat proksimale, falangat e mesme ( përjashtojmë gishtin e madh ) dhe falangat distale.
Anatomia:Është një prej dy kockave të parakrahut.
Vëndndodhja:Ndodhet në parakrah.
Funksioni: Mundëson rrotullimin e pëllëmbës majtas ose djathtas si dhe si dhe zgjatjen, tkurrjen dhe tendosjen e muskujve dhe kockave të nyjes së dorës.
Struktura:Përbëhet nga procesi olecranon, prerja trokleare, procesi koronoid, trupi dhe procesi styloid.
Anatomia:Është një prej dy kockave të parakrahut.
Vëndndodhja:Ndodhet në parakrah.
Funksioni: Mundëson rrotullimin e pëllëmbës majtas ose djathtas si dhe si dhe zgjatjen, tkurrjen dhe tendosjen e muskujve dhe kockave të nyjes së dorës.
Struktura:Përbëhet nga koka e radiusit, trupi dhe procesi stiloid.
Anatomia:Është kocka që ndodhet në pjesën e sipër me të krahu, gjithashtu ështe dhe pjesë përbërëse e krahut.
Vëndndodhja:Ndodhet midis ulnës dhe radiusit, dhe shpatullës.
Funksioni: Ka si funksion të lidhi parakrahun me trupin si dhe të ekuilibroj lëvizjet e krahut.
Struktura:Pëbëhet nga koka ( që lidhet me shpatullën ), trupi dhe kapitulumi ( i cili lidhet me ulnën dhe radiusin )
Anatomia: Sacrum-i është një kockë trekëndore që ndodhet në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore. Ajo përbëhet nga pesë rruaza të bashkuara (S1–S5) që formojnë një strukturë të vetme të fortë.
Vendndodhja: Ndodhet midis rruazës së fundit lumbare (L5) dhe kockës koksigjale (bishti i kërmillit). Ai lidhet anash me kockat e legenit (ilium) përmes nyjeve sakro-iliake.
Funksioni: Sacrum-i ka funksion mbështetës duke bartur peshën e pjesës së sipërme të trupit drejt legenit dhe këmbëve. Gjithashtu mbron pjesë të rëndësishme të sistemit nervor dhe ndihmon në stabilitetin e shtyllës kurrizore dhe të trupit në përgjithësi.
Struktura: Sacrum-i përbëhet nga pesë rruaza sakrale të bashkuara që formojnë një kockë të vetme. Ka sipërfaqe të përparme të lëmuar dhe të pasme me kreshta të theksuara, si dhe përmban vrima sakrale për kalimin e nervave.
Anatomia: Klavikula është një kockë e drejtë dhe e hollë me formë pak të harkuar, që lidh trupin me krahun. Është pjesë e skeletit aksial dhe ndihmon në formimin e shpatullës së përparme.
Vendndodhja: Ndodhet horizontalisht në pjesën e sipërme të kraharorit, duke u shtrirë nga sternumi (gjoksi) në anën e brendshme deri te akromioni i shpatullës në anën e jashtme.
Funksioni: Klavikula shërben si lidhje ndërmjet krahut dhe trungut. Ajo mban shpatullën larg trupit për të lejuar lëvizshmëri të madhe të krahut dhe ndihmon në mbrojtjen e enëve të gjakut dhe nervave që kalojnë poshtë saj.
Struktura: Përbëhet nga dy skaje: skaji medial që lidhet me sternumin dhe skaji lateral që lidhet me akromionin e shpatullës. Ka një trup të hollë dhe të harkuar që mund të preket lehtësisht poshtë lëkurës.